Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të luajë me fanellën e parë – atë kuqezi – ndaj Polonisë.

“Kuqezinjtë” do të jenë të detyruar të luajnë me ‘uniformën’ e tretë, të gjitha të zeza, në ndeshjen e radhës kundër Polonisë.
Sipas raportimeve të fundit, UEFA ka refuzuar kërkesën për të përdorur fanellën e parë kuqezi, raporton “Top Channel”.
Megjithatë, kjo nuk duket pritet të jetë një e keqe e madhe, pasi historikisht fanella e tretë ka sjellë momente të veçanta për Shqipërinë jashtë vendit.
Në vitin 2015, me fanellën e tretë, Shqipëria fitoi në udhëtim ndaj Armenisë 3-0, duke siguruar kualifikimin e parë historik në Europian.
Në EURO 2016, fitorja e vetme ndaj Rumanisë prej 1-0) u arrit po me fanellën e tretë.
Më vonë, në Moldavi (1-1), Shqipëria e siguroi kualifikimin e dytë historik për EURO.
Në EURO 2024, barazimi 2-2 kundër Kroacisë ishte një tjetër moment i veçantë, gjithashtu me uniformën e tretë./GazetaExpress/