Tahiri i përgjigjet Kurtit: Fal fusnotës jemi në rrugën zyrtare të integrimit, ajo hiqet kur vijnë 5 njohjet, ti s’e solle asnjë - Gazeta Express
string(124) "tahiri-i-pergjigjet-kurtit-fal-fusnotes-jemi-ne-rrugen-zyrtare-te-integrimit-ajo-hiqet-kur-vijne-5-njohjet-ti-se-solle-asnje"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 18:31

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Fal fusnotës jemi në rrugën zyrtare të integrimit, ajo hiqet kur vijnë 5 njohjet, ti s’e solle asnjë

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 18:31

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka thënë se “pranvera pritet ta shkrijë fusnotën”,  duke i dërguar atij ‘’një porosi’’.

Tahiri, në ‘’porosinë’’ e saj drejtuar Kurtit, ka thënë se Kosova ka hyr në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian falë fusnotës, ndërsa kryeministri, ka thënë ajo, e ‘’ka lënë Kosovën të izoluar’’.

Tahiri ka thënë edhe se fusnota do të hiqet kur Kosova të njihet nga pesë vendet e BE’së, njohje të cilat ka thënë ajo, Kurti s’i solli, përcjell Express.

Postimi:

Nje porosi per Albin Kurtin: Kosova hyri ne rrugen zyrtare per integrimin ne BE fale fusnotes dhe fale lidershipit tone qe nuk e lame Kosoven te izoluar, ndersa ti e ke lene Kosoven te izoluar madje as ne Keshillin e Evropes nuk arrite ta antaresosh, ndersa ne lidershipi i asaj kohe e afruam te dera, ti e la Kosoven te dera qe sa vite.. Madje dje i kerkove Marta Kos-t statusin e kandidatit per Kosoven ne BE, por nuk i tregove popullit se kjo kerkese behet vec pse kemi fusnote. Po ashtu nuk i tregove popullit se fusnota shkrihet kur e njohin Kosoven pese vendet e BE-se qe ende nuk e njohin, ashtu sic kam deklaruar une si kryenegociatore kur u arrijte kjo marreveshje ne Dialogun e Brukselit.

 Sa vjet je ne pushtet asnje njohje nga keto pese vende nuk ia solle Kosoves. A je pyetur ndonjehere pse kaq e dobet dhe e paafte ishte diplomacia nen qeverisjen tende?  Per te gjithe qytetaret qe jane te interesuar me shume ne kete teme dhe gjithe temat e Dialogut te Brukselit se shpejti do te kene rastin ta lexojne librin tim per Dialogun e Brukselit 2011-2017, te bazuar ne fakte e argumente duke qene se i gjithe procesi negociator mes Kosoves dhe Serbise jane ne liber dhe te gjitha marreveshjet…

Advertisement
Advertisement
Advertisement