Osmani pret në takim ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë - Gazeta Express
string(85) "osmani-pret-ne-takim-ambasadorin-italian-diskutojne-per-zhvillimet-politike-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 18:15

Osmani pret në takim ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 18:15

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini, me të cilin ndër tjerash kanë diskuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe, për aspektet e ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet të dy vendeve.

Në komunikatë shtohet edhe se, Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit, përcjell Express.

Komunikata:

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Italiane, Maurizio Antonini.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Presidentja Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement