Sekretari amerikan i Mbrojtes, Pete Hegseth, ka deklaruar se sot do të jetë numri më i madh i sulmeve amerikane mbi Iranin, raporton NBC News
Hegseth i tha gazetarëve se ritmi dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, do të përcaktohet nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Siç kam thënë që nga fillimi, Presidenti Trump mban kartat. Ai do të përcaktojë ritmin, tempo-n dhe kohën e këtij konflikti”, ka deklaruar Hegseth.
“Sot do të jetë edhe një herë, numri më i madh i sulmeve që Amerika ka kryer mbi qiellin e Iranit dhe Teheranit. Numri i fluturimeve luftarake dhe i valëve të sulmeve me bombardues, më i larti deri tani, duke u rritur dhe vetëm duke u rritur”, shtoi ai.