Nenet për zgjedhjen e presidentit, këshilltari i Kurtit tha se "Osmani u verbua nga pushteti" kur i çoi në Kuvend - çfarë ndryshojnë ato? - Gazeta Express
string(131) "nenet-per-zgjedhjen-e-presidentit-keshilltari-i-kurtit-tha-se-osmani-u-verbua-nga-pushteti-kur-i-coi-ne-kuvend-cfare-ndryshojne-ato"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 13:03

Nenet për zgjedhjen e presidentit, këshilltari i Kurtit tha se “Osmani u verbua nga pushteti” kur i çoi në Kuvend – çfarë ndryshojnë ato?

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 13:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amandamentimet e 4 Neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që lidhen me zgjedhjen e presidentit nga populli.

Bëhet fjalë për Nenin 65, 82, 86 dhe 163. Këto ndryshime ishin hartuar në vitin 2011 dhe Osmani i ka proceduar në Kuvend sivjet, në një kohë kur ajo s’u propozuar nga Kurti për një mandat të dytë në krye të vendit.

Sipas Osmanit, fjalën e fundit për zgjedhjen e presidentit duhet ta thotë populli. Pasi presidentja kishte dërguar këto ndryshime për procedim në Kuvendin e Kosovës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dalë menjëherë në përkrahje të tyre dhe kishte thirrur menjëherë seancën për shqyrtimin e tyre.

Ndonëse Haxhiu ishte treguar mikëpritëse ndaj një nisme të tillë të presidentes Osmani, këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, kishte thënë se nëse Osmani do të vepronte me qëllim të mirë për Kosovën, një veprim të tillë do të duhej ta bënte shumë më herët.

Sipas Zulfajt, Osmani nga zelli për pushtet nuk e ka parë që këto amandamente nëse miratohen, hyjnë në fuqi vetëm pas gjashtë muajsh.

“E vërteta është se zelli për pushtet si duket është aq i madh sa edhe vërbues dhe nuk lejon të shohësh pjesën ku amendamentet hyjnë në fuqi vetëm pas gjashtë muajsh. I njëjti zell dhe vërbim e shtyri sot të bëjë gabimin e radhës, duke i veshur vetes një pushtet që nuk i takon”, kishte shkruar Zulfaj ditën kur Osmani ia adresoi Kuvendit amandamentet.

Nenet e propozuara për ndryshim:

Advertisement
Advertisement
Advertisement