Mickoski: Maqedonia ndër pesë ekonomitë me rritjen më të madhe në Evropë - Gazeta Express
string(71) "mickoski-maqedonia-nder-pese-ekonomite-me-rritjen-me-te-madhe-ne-evrope"

Maqedoni

Gazeta Express

13/03/2026 12:06

Mickoski: Maqedonia ndër pesë ekonomitë me rritjen më të madhe në Evropë

Maqedoni

Gazeta Express

13/03/2026 12:06

Lajmi i mirë për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët është se rritemi, vitin 2025 e mbylli me renditjen në pesë vendet e para në Evropë dhe këto janë fakte, menjëherë pas Irlandës, Maltës dhe Qipros, së bashku me Poloninë. Këto janë të dhëna të Eurostatit.

E njëjta situatë ishte edhe në vitin 2024. Para gjashtë apo shtatë vitesh ishim në fund të rajonit, ndërsa tani jemi liderë në rajon dhe ndër pesë vendet e para në Evropë për nga përqindja e rritjes së bruto prodhimit vendor, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë në intervistën për TV Ora 24, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D dhe për investimet tjera, si dhe për parametrat ekonomik.

Përveç kësaj, mund të them se në dy muajt e parë të vitit kemi rritje dyshifrore në përqindje të të ardhurave në buxhet, që do të thotë se ekonomia po ecën mirë.

“Së bashku me këtë mund të them se në dy muajt e parë të vitit kemi rritje dyshifrore të të ardhurave në buxhet, që do të thotë se ekonomia po ecën mirë, paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar, nuk ka më aq shumë ekonomi gri, si në import, ashtu edhe në qarkullimin e brendshëm, fitimet janë më të mëdha dhe është rritur edhe tatimi mbi fitimin krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se kompanitë po punojnë dhe po realizojnë fitime, janë rritur edhe kontributet, që do të thotë se të ardhurat e të punësuarve janë rritur nga 12 deri në 13 për qind. Kështu që absolutisht fillimi i vitit premton një vit shumë të mirë ekonomik”, theksoi Mickoski për Ora24.tv, duke shtuar se e gjithë kjo varet edhe nga kohëzgjatja e zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe nga ndikimi i tyre në burimet energjetike dhe ekonominë botërore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement