Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese - Gazeta Express
string(57) "miftaraj-vv-ja-lufte-frontale-ndaj-gjykates-kushtetuese-2"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 8:11

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 8:11

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është tema kryesore e ditëve të fundit në skenen politike.

Dërgimi i saj nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, u analizua në Klan Kosova me Drejtorin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehad Miftaraj.

Miftaraj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën siç tha ai ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Ka filluar në vitin 2024-2025, që dy vitet e fundit është diçka që Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur strategji për ta delegjitimuar punën e Gjykatës Kushtetuese në publik”, theksoi ai

Ai dha edhe arsyet se pse po ndodh kjo.

Gjykata Kushtetuese, më 9 mars ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të shefes së Shtetit për shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo masë vlen deri më 31 mars, ku stopohet procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri deri në vendimin e Kushtetueses.

Advertisement
Advertisement
Advertisement