Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas publikimit të projekt-raportit të Parlamenti Evropian për Kosovën, i cili e cilëson vitin 2025 si një “vit të humbur” për shkak të bllokadës së zgjatur politike dhe progresit të kufizuar në reformat kyçe.
Sipas Halitit, ky vlerësim duhet të shërbejë si një sinjal serioz për institucionet e vendit.
“Projekt-raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën e cilëson vitin 2025 si një ‘vit të humbur’, për shkak të bllokadës së zgjatur politike dhe progresit të kufizuar në reformat kyçe,” shkroi ai.
Ai theksoi se vendi nuk mund të përballojë stagnim politik në një periudhë kur qytetarët presin përparim në fusha kyçe.
“Kjo duhet të shërbejë si një alarm serioz për institucionet tona. Kosova nuk mund të përballojë stagnim politik në një kohë kur qytetarët presin përparim në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e institucioneve demokratike,” u shpreh Haliti.
Deputeti i PDK-së shtoi se Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe reforma reale për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian. “Kosovës i duhet udhëheqje e përgjegjshme, institucione funksionale dhe reforma të vërteta që e çojnë vendin përpara në rrugën e tij evropiane,” tha ai.
Në të njëjtën kohë, Haliti mirëpriti thirrjen për heqjen e masave të Bashkimi Evropian ndaj Kosova dhe apelin drejtuar vendeve anëtare që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. “Në të njëjtën kohë, mirëpresim thirrjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe apelin drejtuar vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të lëvizin drejt njohjes. Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian. Ajo që na duhet tani është përgjegjësi politike dhe rezultate konkrete,” shtoi ai.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...