Sociologu Fadil Maloku ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po mundohet të krijojë një republikë të tretë.
Sipas tij, kjo nënkupton se Kurti po mundohet ta ndërrojë të gjithë konfigurimin dhe të krijojë një republikë, siç e ka quajtur, qytetare.
“Për ta thënë thjeshtë, Albin Kurti po mundohet të krijojë një republikë të tretë, atë e ka thënë edhe publikisht. Republika e tretë nënkupton; Republika e parë e Ibrahim Rugovës, e dyta më 2008, e treta të ndërrohet i gjithë rikonfigurimi. Unë republikën e tretë e kuptojë si një republikë qytetare dhe jam plotësisht dakord me këtë koncept. Kosova nuk është multietnike, ne kemi shumë defekte në Kushtetutë dhe vazhdimisht po them se Kushtetuta e Kosovës është bërë një këmishë e ngushtë për procese. Ngjarjet po shkojnë në atë drejtim, Albini vetë e ka thënë dhe unë jam dakord që të shkojmë në një rrugëtim ku do të krijohet një republikë e tretë. Unë haptazi po e them dhe e mbroj këtë ide dhe koncept për një arsye, për shkak se Kosova do të bëhet shtet normal sikurse të gjitha shtetet e tjera”, ka thënë Maloku të enjten në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka shtuar se konfigurimi i tanishëm etnik, politik, social, ekonomik nuk është në përputhje me trendët në të cilat gjendet Kosova.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...