2000 euro për një takim me Meghan Markle? Fotografia me të, 300 euro shtesë - Gazeta Express
string(73) "2000-euro-per-nje-takim-me-meghan-markle-fotografia-me-te-300-euro-shtese"

Yjet

Gazeta Express

12/03/2026 18:56

2000 euro për një takim me Meghan Markle? Fotografia me të, 300 euro shtesë

Yjet

Gazeta Express

12/03/2026 18:56

Muajin e ardhshëm, Meghan Markle dhe Princ Harry pritet që të udhëtojnë në Australi, për disa aktivitete publike

uajin e ardhshëm, Meghan Markle dhe Princ Harry pritet që të udhëtojnë në Australi, për disa aktivitete publike. Meghan do të jetë mysafire nderi në një event tre-ditor për gra në Sydney, ku do të mbajë një fjalim në një darkë gala.

Mediat e huaja shkruajnë se çmimet e biletave për këtë event kanë shkaktuar reagime në rrjet. Paketa bazë për fundjavën kushton rreth 1665 euro dhe përfshin qëndrimin në hotel buzë detit, pjesëmarrjen në aktivitete si joga, meditimi dhe festa.

Ndërsa biletat VIP, që kushtojnë rreth 1973 euro, u japin pjesëmarrësve vende në rreshtat e parë në darkën gala dhe mundësinë për një foto grupi me Meghan, për të cilën paguhet rreth 308 euro shtesë për person.

Ai pritet të mbajë një fjalim në një samit për shëndetin mendor në Melbourne, ku biletat fillojnë nga rreth 1219 euro, ndërsa të ardhurat do t’i dhurohen organizatës bamirëse Lifeline Australia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement