Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka konfirmuar për Express së Presidentja Osmani tashmë ka deponuar në Gjykatë Kushtetuese komentet në mbrojtje të Dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
“Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka thënë Kupina për Express.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme sa i përket Dekretit të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës. Me këtë, Kushtetuesja ka ndaluar Presidencën që të marrë çfarëdo veprimi dhe Kuvendin e Kosovës gjithashtu./Express/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...