Një tjetër mbrëmje e komplikuar për Pep Guardiolën dhe Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.
Sikurse shpesh ka ndodhur në sezonet e fundit, edhe këtë herë “maestro” katalonas u duk më i prekshëm dhe më i zakonshëm kur u përball me sfidën e vështirë ndaj Real Madridit në “Bernabéu”, një vend i cili duket se ende ia pamundëson Cityt dominimin total në Evropë.
Pas sezonit historik me tre trofe në 2022/23, skuadra e Guardiolës sërish nuk arriti t’i përsërite sukseset e mëparshme dhe tani e rrezikon eliminimin qysh në të tetën e finales.
Ndërsa trajneri e spanjoll provonte një formulë taktike të guximshme – duke u mbrojtur shumë lart, duke ushtruar presion në të gjithë fushën dhe duke përdorur vetëm dy mesfushorë për të frenuar valët shkatërruese të vendasve – rezultati foli qartë.
3‑0 në favor të Real falë tregolëshit së Federico Valverde, në pjesën e parë, duke e lënë Guardiolën me shumë mendime dhe një ndjenjë se për ta rikthyer situatën nën kontroll në ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium” do të duhet diçka e jashtëzakonshme.
Siç ka ndodhur shpesh kur vjen puna te atmosfera e stadiumit më prestigjioz në Evropë, “Bernabéu” duket se “i zbut” edhe trajnerët më të mëdhenj – ashtu si ndodhte dikur për legjendën Johan Cruyff, sot ndodhi edhe me një tjetër “maestro”.
Guardiolën sfidat kundër Real Madridit duket se e sjellin në një dimension tjetër, më njerëzor dhe më të ndjeshëm, ku të gjitha dobësitë e skuadrës mund të dalin në pah.
Vetë rezultati dhe paraqitja e Cityt e treguan një skuadër që nuk arriti të krijonte rrezik të mjaftueshëm dhe u ndëshkua nga efikasiteti i spanjollëve, të cilët gjithashtu përfituan nga disa vende bosh në mbrojtjen angleze.
Në këtë kontekst, vetëm një mrekulli – një përmbysje e vështirë në Angli – mund ta shpëtojë ëndrrën e Guardiolës për një tjetër titull të rëndësishëm evropian këtë sezon. /Gazeta Express