Saliu: A do të ketë përgjegjësi për deklaratat e Darko Kostadinovski? - Gazeta Express
string(67) "saliu-a-do-te-kete-pergjegjesi-per-deklaratat-e-darko-kostadinovski"

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:49

Saliu: A do të ketë përgjegjësi për deklaratat e Darko Kostadinovski?

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:49

Gazetari Urim Saliu, ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, të cilat ditët e fundit kanë nxitur reagime të shumta në opinionin shqiptar.

Saliu shkruan se, pasi mori pjesë në një iftar para pak ditësh, Kostadinovski, sipas tij, në vend që në këtë muaj të shenjtë të reflektonte dhe të zbutte retorikën, bëri të kundërtën duke shkaktuar një valë reagimesh tek shqiptarët.

Sipas gazetarit, kjo situatë rrezikon të ndjekë modelin e zakonshëm të reagimeve të forta, por të shkurtra në skenën politike, të cilat pas disa ditësh harrohen dhe jeta politike vazhdon sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Në reagimin e tij, Saliu thekson se deklaratat e tilla nxjerrin në pah një ndjenjë të përhapur tek shqiptarët se shpesh ndihen të papërfillur në proceset vendimmarrëse dhe se çështjet që lidhen me barazinë dhe të drejtat e tyre shpesh anashkalohen.

Ai shton se në një kohë kur në botën demokratike flitet për barazi dhe respekt mes komuniteteve, në vend vazhdojnë të shfaqen, sipas tij, mendësi të vjetra nacionaliste që reflektohen edhe në institucione.

“Reagimet në këtë vend shpesh janë të forta, por të shkurtra. Ndërkohë, funksionarët vazhdojnë detyrën sikur asgjë të mos ketë ndodhur”, shkruan Saliu.

Gazetari dhe kryeredaktori i TetovaSot ngre edhe pyetjen nëse kjo çështje duhet të mbetet vetëm në nivel reagimesh në rrjete sociale dhe deklaratash politike, apo nëse duhet të kërkohet përgjegjësi institucionale.

Sipas tij, në një shtet demokratik askush nuk duhet të jetë mbi përgjegjësinë publike, veçanërisht një zyrtar i lartë i drejtësisë, i cili duhet të jetë simbol i paanshmërisë dhe respektit për të gjithë qytetarët.

Në fund të reagimit të tij, Saliu shtron pyetjen nëse reagimet do të mbeten vetëm zemërim i përkohshëm, apo nëse do të kërkohet përgjegjësi konkrete deri në dorëheqje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement