Qoku organizon iftar me aktivistë të VV-së në Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(65) "qoku-organizon-iftar-me-aktiviste-te-vv-se-ne-maqedonine-e-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:48

Qoku organizon iftar me aktivistë të VV-së në Maqedoninë e Veriut

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:48

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka marrë pjesë në një iftar të përbashkët me përfaqësues të jetës intelektuale, kulturore, mediatike si dhe me aktivistë të Lëvizja Vetëvendosje! në Maqedoninë e Veriut

Në një postim publik, Qoku theksoi se muaji i Ramadan është një periudhë reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, duke uruar që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar për të gjithë besimtarët.

“Sonte mora pjesë në një iftar të përbashkët me përfaqësues nga jeta intelektuale, kulturore, mediatike dhe me aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Maqedoni. Muaji i Ramazanit është kohë reflektimi dhe afrimi mes njerëzve. Uroj që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar për të gjithë besimtarët,” ka shkruar ai.

Sipas Qokut, agjërimi nuk është vetëm heqje dorë nga ushqimi, por edhe nga luksi, fodullëku dhe tepria, duke na kujtuar rëndësinë e barazisë dhe solidaritetit në shoqëri

Advertisement
Advertisement
Advertisement