Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik , synim e ka kapjen e shtetit - Gazeta Express
string(83) "musliu-kurti-nuk-e-deshiron-zgjidhjen-e-ngercit-politik-synim-e-ka-kapjen-e-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:35

Musliu: Kurti nuk e dëshiron zgjidhjen e ngërçit politik , synim e ka kapjen e shtetit

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:35

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se partia ku ajo vepron, ka bërë atë që ka mundur për ta tejkaluar krizën e re që e ka kapluar Kosovën.

Musliu tha se është shumë normale që PDK ka kërkuar emrin e presidentit të dalë nga ky subjekt politik.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur ofertën shumë të qartë, ka ofruar zgjidhje të problemit ose ngërçit politik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket emrave për president nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët nuk u bënë publik, deputetja thotë se kjo ndodhi vetëm për shkak që të mos bëhen tabelë qitjeje.

Po ashtu, Musliu akuzoi Kurtin se nuk i shkon për shtati që ta zgjidh ngërçin politik, pasi sipas saj, ai kërkon pushtet autoritar.

“E vetmja arsye është kapja e shtetit, ose menaxhimi i pushtetit total që e ka në Kosovë”, tha ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement