Administrata e Trumpit vlerëson se kostoja e luftës me Iranin për gjashtë ditë është mbi 11 miliardë dollarë, sipas burimeve - Gazeta Express
string(123) "administrata-e-trumpit-vlereson-se-kostoja-e-luftes-me-iranin-per-gjashte-dite-eshte-mbi-11-miliarde-dollare-sipas-burimeve"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:17

Administrata e Trumpit vlerëson se kostoja e luftës me Iranin për gjashtë ditë është mbi 11 miliardë dollarë, sipas burimeve

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:17

Zyrtarë nga administrate e presidentit amerikan, Donald Trump, vlerësuan gjatë një mbledhjeje me Kongresin këtë javë se gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit i kanë kushtuar Shteteve të Bashkuara të paktën 11,3 miliardë dollarë, tha të mërkurën një burim i afërt me çështjen.

Kjo shifër, nga një takim me dyer të mbyllura me senatorë të martën, nuk e përfshin koston e plotë të luftës, por iu ofrua ligjvënësve, pasi ata kanë kërkuar më shumë të dhëna për konfliktin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Disa ndihmës të Kongresit kanë thënë se presin që Shtëpia e Bardhë së shpejti të paraqesë një kërkesë në Kongres për financim shtesë të luftës. Disa zyrtarë kanë thënë se kërkesa mund të jetë për 50 miliardë dollarë, ndërsa disa të tjerë thonë se kjo shumë mund të jetë e vogël.

Administrata amerikane nuk ka ofruar një vlerësim publik për koston e konfliktit ose ndonjë ide të qartë rreth kohëzgjatjes së saj. Trumpi tha të mërkurën se “ne e fituam” luftën, por se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në luftë për ta përfunduar punën.

Për shumën prej 11,3 miliardë dollarësh raportoi së pari gazeta “The New York Times” të mërkurën.

Fushata ushtarake kundër Iranit nisi më 28 shkurt me sulme ajrore të forcave amerikane e izraelite dhe deri më tani ka lënë të vrarë rreth 2.000 njerëz, shumica iranianë e libanezë, pasi konflikti është përhapur edhe në Liban dhe ka shkaktuar kaos në tregjet globale të energjisë dhe në transport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement