Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ekspertët e tij ushtarakë janë duke shkuar drejt vendeve të Gjirit për të ndarë ekspertizën e tyre në rrëzimin e dronëve.
“Ukraina ka përvojën më të madhe në botë në kundërshtimin e dronëve sulmues dhe pa përvojën tonë do të jetë shumë e vështirë për rajonin e Gjirit, të gjithë Lindjen e Mesme dhe partnerët në Evropë dhe Amerikë të ndërtojnë mbrojtje të fortë”, thotë ai në X.
Që nga fillimi i sulmeve hakmarrëse të Iranit kundër vendeve fqinje, Zelensky shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur aty ku është e mundur, duke pasur parasysh përvojën e Ukrainës në rrëzimin e dronëve rusë që kur Moska nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë katër vjet më parë.
Ai ka pohuar se ndihma nga Ukraina do të jetë në dispozicion për ata që do ta kthejnë nderin, duke mbështetur Ukrainën në luftën e saj të vazhdueshme me Rusinë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Ata që tani kërkojnë ndihmën e Ukrainës duhet të vazhdojnë të ndihmojnë mbrojtjen tonë – para së gjithash, mbrojtjen tonë ajrore”, shton ai.