Azemi: As në Ministrinë e Punës nuk po respektohet paga minimale - Gazeta Express
string(63) "azemi-as-ne-ministrine-e-punes-nuk-po-respektohet-paga-minimale"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 13:17

Azemi: As në Ministrinë e Punës nuk po respektohet paga minimale

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 13:17

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët e sigurimit fizik dhe ata teknik të cilët punojnë në objektin e Ministrisë së Punës kanë marrë pagë më të vogël sesa paga minimale që ka ndryshuar nga 1 janari sipas vendimit të Qeverisë.

Përmes një njoftimi për media, Azemi tha po ashtu që sot, më 10 mars, këta punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin shkurt, “që sipas të gjitha gjasave do të ju ofrohet e njëjta pagë”.

“Është krijuar një kaos i vërtetë në shumë spitale të Kosovës dhe në shumë Ministri pasi që punëtorët ende nuk i kanë marrë pagat e tyre për muajin paraprak, fajtor sipas deklarimit të pronarëve të kompanive janë Ministritë përkatëse dhe Kuvendet Komunale pasi që këto nuk ua kanë alokuan mjetet e nevojshme kompanive që kryejnë shërbime për institucione publike dhe komunale”, thuhet tutje në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ministrinë Punës po Ministrisë fizik dhe punëtorët teknik tẽ cilët punojnë Punës göndron Ministri Andin Hoti, kan marrë minimale ndryshuar nga Qeverisë. sipas zbatohet. Mars punëtorët duhet punëtorë sipas vendimit fuqi, këta punëtorë ende sipas gjitha gjasave dhe drejtësi, ligji pagat muajit pagën kanë marrë ofrohet Sot öshtë data tyre për njejta përkatëse krijuar një kaos vertetë nẽ shumë spitale Kosovës dhe shumë Ministri pasi punčtorët ende nuk kanë marrë pagat tyre muajin sipas Ministritë Kuvendet Komunale pasi nuk alokuan kompanive ရပ kryejnë shërbime për institucionet publike dhe Sindikata punëtorëve keqpërdorues. duke hulumtuar shumë dilet tilla janë dhënat"

Advertisement
Advertisement
Advertisement