Ndërmarrja Publike Sistemi i Kolektor-Shkup në vitin 2024 faturoi vetëm 33% të ujit të pastruar të shkarkuar, dhe me detyrime të akumuluara prej 493,108 mijë denarësh, ose më shumë se 8 milionë euro, dhe një llogari të bllokuar që nga themelimi i saj, ndërmarrja përballet me sfida serioze financiare, likuiditet të reduktuar dhe rreziqe për qëndrueshmërinë e operacioneve, zbuloi Enti Shtetëror i Revizionit raportin financiar së bashku me revizion të pajtueshmërisë në Ndërmarrjen Publike Sistemi Kolektorik – Shkup, për vitin 2024. Janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mosharmonizim në funksionimin e ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre, është dhënë opinion i pafavorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare për vitin 2024, si dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Ndërmarrja publike nuk ka kontroll të plotë mbi kërkesat ndaj shoqërive të lidhura dhe, më 31.12.2024, nuk ka kryer vlerësim të arkëtueshmërisë së tyre dhe harmonizim të vlerës, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.“
Në librat tregtarë dhe në pasqyrat financiare më 31 dhjetor 2024 janë evidentuar kërkesa ndaj shoqërive të lidhura, NP ,,Ujësjellësi’’ Ohër dhe NP ,,Ujësjellësi dhe Kanalizim’’ Strugë, në shumën totale prej 364.491 mijë denarë, përkatësisht 5.926.683 euro, të cilat janë marrë në bazë të ndryshimit statusor dhe kanë të bëjnë me përdorues të kyçur në sistemin kolektorik deri më 30.06.2019. Duke pasur parasysh se ndërmarrjet e lidhura disponojnë me bazat e kyçjeve dhe deri në vitin 2020 i kanë përgatitur edhe faturat e përdoruesve, por nuk kanë interes ekonomik për të ndërmarrë masa për paditjen në kohë të kërkesave të papaguara, pasi këto kërkesa paraqesin detyrime ndaj NP Sistemi Kolektorik – Shkup, në praktikë ato nxisin shlyerjen (fshirjen) e tyre. Për shkak të mungesës së mbështetjes analitike dhe ndikimit të kufizuar në procesin e arkëtimit, nuk është kryer vlerësimi i arkëtueshmërisë, që rezulton me paraqitje jo objektive të gjendjes financiare të ndërmarrjes për vitin 2024. Objektet infrastrukturore (gypacioni, stacionet e pompimit dhe stacioni i pastrimit), të ndërtuara para më shumë se 35 vitesh në vlerë totale prej 129.948 mijë denarësh (2.112.976 euro), ende nuk janë regjistruar në kadastrin e objekteve infrastrukturore, i cili është pjesë përbërëse e Kadastrit të Patundshmërive”, thuhet në raport.Përveç për tokën prej 812 m² (stacioni i pompimit në Podmolje), NP Sistemi Kolektorik – Shkup nuk posedon fletë pronësie për objektet infrastrukturore – gypacionin në gjatësi prej 40,9 km, stacionet e pompimit, impiantin për pastrimin e ujërave të ndotura, si dhe për tokën nën to. Në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk është regjistruar pjesa e kryegjësë themelor të marrë në shumën prej 251.452 mijë denarë (4.088.650 euro), në përputhje me ndryshimin statusor – bashkimin e NJP Kolektor Strugë si pjesë e Ndërmarrjes Publike Ndërkomunale ‘Proakva’, nga qershori i vitit 2019.“Në vitin 2024 janë paguar shërbime avokatie me honorar paushall në shumën prej 519 mijë denarë (8.439 euro), pa dokumentacion përkatës, në bazë të kontratës nga viti 2020, me detyrime kontraktuale të pafavorshme dhe pasoja të konsiderueshme financiare. Kontrata është lidhur për periudhë prej 10 vitesh, ndërsa në rast të ndërprerjes së njëanshme të kontratës, ndërmarrja është e detyruar të respektojë afatin e lëshimit të punës prej 90 ditësh dhe të kryejë pagesë të një kompensimi të njëhershëm në shumën prej 1.440 mijë denarë, të rritur me TVSH, si dhe të paguajë rregullisht honorarin mujor paushall dhe shpenzimet gjatë periudhës së lëshimit të punës. Nga themelimi deri në ditën e revizionit, ndërmarrja nuk ka marrë leje për grumbullimin, përcjelljen dhe trajtimin (pastrimin) e ujërave të ndotura, e cila lëshohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në raport.Sistemi kolektorik nuk është i pajisur me matës të rrjedhës për matjen e sasisë së ujërave të ndotura hyrëse, mungon sistemi SCADA për kontroll dhe monitorim të plotë, ndërsa ndërmarrja nuk disponon as me agregate për furnizim rezervë me energji elektrike. Ndërmarrja nuk ka sistem të vetin informativ për evidencën e përdoruesve të rrjetit kolektorik, prandaj për këtë qëllim i përdor sistemet e NP ,,Ujësjellësi’’ Ohër, NP ,,Ujësjellësi dhe Kanalizim’’ Strugë dhe NPK ,,Debarca’’.Vetëm rreth një e treta (33%) e ujit të pastruar të shkarkuar është faturuar (në vitin 2024 uji i faturuar është 3.736.453 m³, ndërsa uji i pastruar i shkarkuar është 11.300.390 m³), që tregon për mangësi serioze teknike dhe fizike në rrjet, si dhe për rritje të nivelit të ujërave të ndotura.Të dhënat tregojnë se kur ujërat nëntokësore dhe ato atmosferike janë të pranishme, raporti ndërmjet ujit të faturuar dhe ujit të shkarkuar është më i lartë, ndërsa kur ujërat nëntokësore janë të reduktuara dhe ato atmosferike janë të përjashtuara, raporti zvogëlohet.Ndërmarrja publike, themeluesi dhe komunat në rajon, përmes planeve të veprimit dhe programeve investuese, nuk kanë kontribuar mjaftueshëm për largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura dhe për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.Treguesit financiarë për vitin 2024, në raport me detyrimet totale prej 493.108 mijë denarë (8.018.016 euro), tregojnë për rrezik të shtuar nga ulja e likuiditetit të ndërmarrjes; përkatësisht periudha e pagesës së detyrimeve ndaj furnitorëve është 1.139 ditë ose më shumë se 3 vjet, ndërsa periudha mesatare e arkëtimit të kërkesave është 333 ditë ose afërsisht një vit.Gjendja e likuiditetit është përkeqësuar edhe më tej për shkak të detyrimeve ndaj personave fizikë, në tokën e të cilëve, të ndarë përmes eksproprijimit, janë ndërtuar ose vendosur objekte infrastrukturore dhe për përdorimin e asaj toke ndërmarrja publike paguan qira përkatëse, si dhe për shkak të llogarisë së bllokuar të ndërmarrjes që nga viti 2020, menjëherë pas themelimit të saj. Ndërmarrja punon me mjete minimale prej 10.800 mijë denarë për çdo muaj, në përputhje me Vendimin e Gjykatës Themelore në Ohër.Revizioni thekson nevojën e domosdoshme për përgatitjen e një plani për stabilitet financiar, i cili do të përfshijë vlerësim real të rreziqeve të likuiditetit, kornizë kohore për zhbllokimin e llogarisë dhe shlyerjen e detyrimeve, masa për zvogëlimin e varësisë nga huamarrjet afatshkurtra, arkëtimin prioritar të kërkesave dhe optimizimin e shpenzimeve, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të funksionimit të ndërmarrjes.Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara janë dhënë rekomandime me qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve nga institucionet kompetente dhe personat përgjegjës.Kujtojmë se në raportin paraprak, Enti Shtetëror i Revizionit mbi pasqyrat financiare të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive u shpreh opinion i pafavorshëm lidhur me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje që tregojnë dobësi në mënyrën e evidentimit dhe në përdorimin e mjeteve me të cilat disponon Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Revizorët kanë konstatuar se regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve për periudhën dhe gjendjen deri më 31.12.2024 nuk është realizuar plotësisht, me ç’rast 28% e mjeteve themelore me vlerë aktuale prej 1.565 mijë denarë gjegjësisht 25.360 euro, nuk janë gjetur gjatë regjistrimit vjetor të mjeteve themelore, ndërsa si rezultat i mungesës së praktikës për lëshimin e revereseve për ngarkimin e të punësuarve me pajisjet që u janë dhënë në përdorim, gjithashtu 30 kompjuterë portativë (laptop) nuk janë gjetur gjatë regjistrimit.
tag_katrorimaqedoni_2