Denion Meidani, më shumë se një ambasador, një vëlla pranë shqiptarëve në RMV - Gazeta Express
string(75) "denion-meidani-me-shume-se-nje-ambasador-nje-vella-prane-shqiptareve-ne-rmv"

Maqedoni

Gazeta Express

10/03/2026 10:36

Denion Meidani, më shumë se një ambasador, një vëlla pranë shqiptarëve në RMV

Maqedoni

Gazeta Express

10/03/2026 10:36

Në një kohë kur marrëdhëniet mes institucioneve dhe qytetarëve shpesh perceptohen si të ftohta dhe formale, ka raste kur përfaqësuesit diplomatikë arrijnë të krijojnë një lidhje më të thellë me komunitetin që u shërbejnë.

Në këtë kontekst, figura e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është kthyer në një shembull të veçantë të afërsisë dhe përkushtimit ndaj shqiptarëve në Maqedonia e Veriut. Përmes angazhimit të tij në aktivitete sociale, arsimore dhe sportive, ai ka treguar se roli i një ambasadori mund të shkojë përtej protokollit diplomatik dhe të shndërrohet në një urë të gjallë lidhjeje mes shtetit amë dhe bashkëkombësve.

Pikërisht këtë dimension e trajton edhe autorja Nafie Selmani në shkrimin e saj.

Në vijim keni shkrimin e plotë të aktivistet Nafie Selmani:

“Denion Meidani, më shumë se një ambasador, një vëlla pranë shqiptarëve në RMV

Nuk ka të ndalur mbështetja dhe përkushtimi i ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani. Ai e nisi me përkrahjen për fëmijët shqiptarë të Nerovës, Butelit, Manastirit, vazhdoi me mbështetjen për studentët për provimin e jurisprudencës, ndërsa dje në një iftar të përbashkët dëshmoi përkrahje edhe për futbollistët e KF “Bashkimi”

Por ajo që e bën këtë mbështetje të veçantë nuk është vetëm prania formale e tij në aktivitete publike. Është fryma që ai përcjell. Një ndjenjë afërsie, lidhje shpirtërore që tejkalon protokollin diplomatik. Në shumë raste, ambasadorët mbeten figura të distancuara, të kufizuara në ceremoniale dhe deklarata formale. Me Denionin, është ndryshe. Ai është mes njerëzve, pranë nesh, sikur të ishte një familjar, tamam sikurse vëllai mes motrave dhe vëllezërve.

Nuk mbahet mend që një ambasador tjetër i Shqipërisë të jetë familjarizuar kaq shumë me shqiptarët në RMV, duke i trajtuar jo thjesht si bashkëkombës jashtë kufirit shtetëror, por si pjesë të së njëjtës frymë dhe të së njëjtës ndjenjë përkatësie. Denioni na jep ndjesinë sikur shteti amë të mos jetë larg, por pranë, në çdo moment kur shqiptarët kanë nevojë për përkrahje morale dhe institucionale.

Prandaj, pa asnjë teprim, Denioni e meriton plotësisht titullin e një ambasadori që nuk përfaqëson vetëm një shtet, por edhe një lidhje të gjallë shpirtërore mes shqiptarëve.

Mua më vjen keq që Vlenistët të njohur më shumë si “vredistët”, këtë mbështetje e konsiderojnë si politikë ditore, ndërsa atyre të partisë së “minibusit”, Alternativa, mund t’ju pengojë kjo qasje vëllazërore e Denionit. Por ata duhet ta kuptojnë një gjë të thjeshtë se jo çdo shqiptar harron se është shqiptar, dhe jo çdo shqiptar nuk ndihet shqiptar” ka shkruar Selmani

Nafie Selmani, aktiviste

Advertisement
Advertisement
Advertisement