Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës - Gazeta Express
string(54) "mbyllen-pjeset-e-para-te-tri-ndeshjeve-te-superliges-3"

Sport

Gazeta Express

09/03/2026 13:56

Mbyllen pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Sport

Gazeta Express

09/03/2026 13:56

Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi po avancon ndaj Ballkanit me rezultat 2:0 në ndeshjen kryesore të ditës.

Batarelo i udhëtuesve realizoi autogol me kokë për t’i kaluar llapjanët në epërsi, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, rezultatin e dyfishoi Edon Sadriu në minutat shtesë pasi e dribloi portierin mysafir.

Ndërkohë, Malisheva pas 45 minutash lojë është në epërsi ndaj Prishtinës me rezultat identik, 2:0.

Për Malishevën realizuan Bruti dhe Xhylani nga penalltia.

Kurse, Ferizaj dhe Gjilani po barazojnë, 1:1.

Gjilanasit shënuan me Armend Thaqin, kurse ferizajasit barazuan me Oguns. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement