Futbollistët s'mund të dalin nga vendi, Iraku e kërkon shtyrjen e ndeshjeve të "play-off"-it - Gazeta Express
string(88) "futbollistet-smund-te-dalin-nga-vendi-iraku-e-kerkon-shtyrjen-e-ndeshjeve-te-play-off-it"

Futboll

Gazeta Express

09/03/2026 11:19

Futbollistët s’mund të dalin nga vendi, Iraku e kërkon shtyrjen e ndeshjeve të “play-off”-it

Futboll

Gazeta Express

09/03/2026 11:19

Konflikti në Lindjen e Mesme të krijuar pas bombardimeve të SHBA në Iran dhe përgjigjes së këtij të fundit duke sulmuar disa vende fqinje, po prek edhe Botërorin e futbollit.

Iraku, një prej vendeve të prekura në mënyrë indirekte, bëri një peticion te FIFA për të shtyrë ndeshjet e playoffit në Meksikë.

Iraku do të duhet të luajë me fituesin e çiftit Bolivi-Surinam për një vend në fazën finale të Kupës së Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Por në ditët e fundit, trajneri i kombëtares iraniane, australiani Graham Arnold është ankuar se po përballen me pengesa pasi futbollistët e tij nuk mund të dalin nga vendi, kështu që udhëtimi për në Meksikë në këto kushte është shumë i komplikuar.

Për këtë arsye, Federata Irakiane e Futbollit i ka kërkuar FIFA që të shtyjë këto ndeshje playoffi, diçka që duket shumë e vështirë  pasi kur kanë mbetur 3 muaj nga Botërori, nuk ka data të tjera në dispozicion për shtyrjen e këtyre sfidave të playoffit, përcjell tch.

Ndeshjet e muajit mars, do të përcaktojnë edhe 6 skuadrat e fundit që do të jenë në Botërorin e këtij viti, 4  nga Evropa dhe 2 ekipe nga kontinentet e tjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement