Shkup: Vjehrra denoncohet në polici nga nusja, e keqtrajtonte dhe ofendonte për dy vjet rradhazi - Gazeta Express
string(94) "shkup-vjehrra-denoncohet-ne-polici-nga-nusja-e-keqtrajtonte-dhe-ofendonte-per-dy-vjet-rradhazi"

Maqedoni

Gazeta Express

09/03/2026 10:55

Shkup: Vjehrra denoncohet në polici nga nusja, e keqtrajtonte dhe ofendonte për dy vjet rradhazi

Maqedoni

Gazeta Express

09/03/2026 10:55

Një grua 54-vjeçare nga Shkupi është thirrur për bisedë zyrtare në Stacionin Policor të Shuto Orizares, pas denoncimit të nuses së saj për shqetësim dhe ofendime të vazhdueshme.

​Sipas informacioneve nga policia, më 7 mars 2026, në ora 16:00, zyrtarët policorë kanë kryer bisedë zyrtare me personin me iniciale H.M. (54) nga Shkupi, duke vepruar sipas ankesës paraprake të nuses së saj 29-vjeçare.

​Siç thuhet në denoncim, gjatë dy viteve të fundit, e denoncuara e ka ofenduar vazhdimisht nusen e saj, ndërsa në të kaluarën e ka sulmuar edhe fizikisht.

​Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, gruaja është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj zyrtarëve policorë.

​Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të pason parashtresa përkatëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement