Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, këngëtarja ndodhej brenda - Gazeta Express
string(79) "sulmohet-me-arme-shtepia-e-rihanna-s-ne-beverly-hills-kengetarja-ndodhej-brenda"

Rozë

Gazeta Express

09/03/2026 8:04

Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, këngëtarja ndodhej brenda

Rozë

Gazeta Express

09/03/2026 8:04

Është qëlluar me armë zjarri shtëpia e yllit të muzikës pop Rihanna në Beverly Hills. Oficerët e Los Angeles Police Department reaguan pas raportimeve për të shtëna rreth orës 13:15 me orën lokale të dielën. Policia ka identifikuar një të dyshuar, e cila është vënë në pranga nga autoritetet.

Sipas mediave amerikane, në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të një arme automatike. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Burime të zbatimit të ligjit kanë bërë të ditur për Los Angeles Times se këngëtarja ndodhej brenda vilës në momentin e të shtënave.

Policia njoftoi se e dyshuara, një grua rreth të 30-ave, ndaloi me makinë jashtë banesës dhe qëlloi shtatë herë drejt pronës përpara se të largohej me shpejtësi. Automjeti i saj u gjet rreth 12 kilometra larg shtëpisë së këngëtares, ku ajo u arrestua. Identiteti i saj nuk është bërë ende publik.

Rihanna, e lindur në Barbados dhe e njohur me emrin e saj të vërtetë Robyn Fenty, është një nga artistet më të suksesshme të dy dekadave të fundit, me hite si “Umbrella” dhe “Pon de Replay”. Ajo së fundmi festoi 20-vjetorin e publikimit të albumit të saj të parë.

Artistja 37-vjeçare ka edhe disa biznese të suksesshme, përfshirë markën e kozmetikës Fenty Beauty. Sipas Forbes, pasuria e saj vlerësohet mbi një miliard dollarë. Ajo dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, kanë tre fëmijë së bashku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement