Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Alban Lumi ka folur për mungesën e Amir Rrahmanit për ndeshjen e marsit ndaj Sllovakisë.

Ai ka thënë se mungesa e Rrahmanit do të jetë e madhe, por që ka zëvendësues për të.
“Rrahmani i duhet Kosovës, por nuk do të shkojmë në Sllovaki me flamur të bardhë, ka zëvendësues ideal për të. Është Hajdari, Dellova, Hajrizi që po shkëlqejnë me klubet e veta”, tha ai./GazetaExpress/