Milani e mbyll 45-minutëshin e parë me epërsi minimale ndaj Interit në derbin e qytetit.
Skuadra e drejtuar nga Max Allegri shënoi gol në minutën e 35-të, përmes Pervis Estupinian, i cili shënoi për 1-0.
Estupinian u asistua nga Youssoufa Fofana.
Paraprakisht, Interi e humbi një mundësi të mirë, pasi Henrikh Mkhitaryan dështoi ta mposht Mike Maignanin prej pesë metrave.
Andaj, erdhi në fuqi ligji i pashkruar i futbollit, “kur nuk shënon, pëson”.
Me këtë rezultat, Milani shkrin epërsinë e Interit në krye të tabelës, i cili tashmë ka vetëm shtatë pikë më shumë se skuadra e Allegrit./GazetaExpress/