Drita ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën futbollistit Ilir Mustafa edhe për dy vite të tjera, pavarësisht se ai aktualisht është i lënduar dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë.
Vendimi iu konfirmua lojtarit në një takim në zyrat e klubit nga drejtori sportiv Valon Zymberi.
Mustafa kishte hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij, por klubi vendosi ta mbajë në skuadër si shenjë mbështetjeje dhe vlerësimi.
Mesfushori, i cili iu bashkua Dritës rreth një vit e gjysmë më parë, së fundmi iu nënshtrua një operacioni në ligamentin ACL.
Për shkak të këtij dëmtimi, ai pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në janar të vitit 2027.
Me vazhdimin e kontratës, Drita synon t’i qëndrojë pranë lojtarit gjatë periudhës së rikuperimit dhe ta rikthejë atë në fushë sërish me fanellën bardhekaltër./GazetaExpress/