Barcelona u përgjigj ndaj fitores së Real Madridit te Celta Vigo me një fitore të vështirë në “San Mamés”, duke mundur ngushtë Athletic Clubin në fushën e tyre.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, duke menduar edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Newcastle United të martën, vendosi të ulë në stol Pedrin, Fermin Lopez dhe Raphinha.
Kjo ndikoi në performancën e pjesës së parë, ku katalanasit nuk krijuan rrezik vendimtar.
Në pjesën e dytë, hyrja e Pedri ndryshoi situatën.
Ai asistoi për Lamine Yamal, i cili preku topin në zonë dhe e dërgoi në rrjetën e Athletic për golin vendimtar.
Joan Garcia në portën e Barcelonës ishte i shkëlqyer, duke bërë tre pritje vendimtare dhe duke ruajtur portën e paprekur, edhe kur Athletic shtoi presionin për të barazuar.
Kjo fitore i lejon Barcelonës të qëndrojë përsëri 4 pikë para në garën për titullin në La Liga pas fitores dramatike të Real Madridit një ditë më parë.
Barça ka 67 pikë, derisa Reali ka 63 sosh./GazetaExpress/