Zëdhënësi i Qeverisë: LVV në vitin 2011 e 2016 kishte pasur problem me emrat për president, Hamza s'i tha asgjë Kurtit për Konjufcën - Gazeta Express
string(129) "zedhenesi-i-qeverise-lvv-ne-vitin-2011-e-2016-kishte-pasur-problem-me-ermat-per-president-hamza-si-tha-asgje-kurtit-per-konjufcen"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 15:20

Zëdhënësi i Qeverisë: LVV në vitin 2011 e 2016 kishte pasur problem me emrat për president, Hamza s’i tha asgjë Kurtit për Konjufcën

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 15:20

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë viteve 2011 dhe 2016 kishte pasur problem me emrat e përveçëm që ishin zgjedhur president të vedit.

Manxhuka ka shkruar se kryeministri Albin Kurti e kishte ftuar Bedri Hamzën në dy takime dhe se në asnjërin, Hamza s’ka thënë që ka probleme me emrin e Glauk Konjufcës për president.

 “Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.

Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën”, ka shkruar Manxhuka.

Advertisement
Advertisement
Advertisement