Nga Konaku i familjes së Adem Jasharit nis rrugëtimi i ri – VLEN sot bëhet parti - Gazeta Express
string(78) "nga-konaku-i-familjes-se-adem-jasharit-nis-rrugetimi-i-ri-vlen-sot-behet-parti"

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 15:06

Nga Konaku i familjes së Adem Jasharit nis rrugëtimi i ri – VLEN sot bëhet parti

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 15:06

Sot në Prekaz, në familjen Jashari, pritet të ndodhë shtrëngimi zyrtar i duarve që do t’i japë jetë VLEN-it si një parti. Në fotografinë e plotë pritet të marrin pjesë të gjitha subjektet, pjesë që nga themelimi i konceptit të VLEN-it si koalicion asokohe kur hyri në garë politike para zgjedhjeve të 2024-ës. Në takimin mes krerëve dhe përfaqësuesve të grupeve, u vërtetua përfundimisht mungesa e Arben Fetait dhe marrja e siparit nga deputeti Ilir Demiri.

Sipas të dhënave që mësoi ALSAT, Alternativa ka kërkuar postin e sekretarit të përgjithshëm, ndërkohë që ka gjetur dakordim nga palët që Bekim Sali ta kryejë këtë funksion, sikurse edhe rreth formatit me dy kryetarë; Izet Mexhiti e Bilall Kasami, e me nënkryetarë të partisë; Ilir Demiri dhe Bekim Qoku. Sipas Kasamit, në një deklaratë për ALSAT, Ilir Demiri do t’i bashkohet grupit parlamentar edhe formalisht ndërkohë që po punohet për zgjerimin e mëtejshëm të numrit të deputetëve.

“Ajo që dihet në opinion që veçmë deputeti Ilir Demiri është pjesë e koalicionit VLEN. Shpejt edhe në Kuvend do të jetë pjesë e këtij grupacioni politik që është në qeveri dhe nga momenti kur do të qartësohet pjesa e VLEN-it si strukturë politike, si parti politike, si organizatë politike ne kemi pritje sepse jemi në bisedime edhe me deputetë tjerë… veçanërisht në pjesën shqiptare si pjesë e VLEN-it”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.

ALSAT mëson se në konkretizimin e VLEN si parti, në riformulim është edhe programi, strukturat duke përfshirë kuvendin, 5 me 20, ku secili grupacion aktual do të ketë nga 20% të anëtarëve. Ndërkohë, VLEN së shpejti do të ketë edhe zëdhënës të ri, që njëkohësisht do të jetë pjesë edhe e forumeve të tjera të partisë, ku do të shtrohen temat e rëndësishme të saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement