Robert Lewandowski në prag të vendimit për të ardhmen e tij - Gazeta Express
string(59) "robert-lewandowski-ne-prag-te-vendimit-per-te-ardhmen-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 12:23

Robert Lewandowski në prag të vendimit për të ardhmen e tij

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 12:23

Sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili po kalon sezonin e fundit të kontratës me FC Barcelona, ka dhënë një deklaratë surprizë për të ardhmen e tij.

“Do t’i jap vetes rreth tre muaj për të vendosur se çfarë dua të bëj për të ardhmen time”, tha Lewandowski, duke lënë të hapur mundësinë për një vendim të rëndësishëm që mund të ndryshojë karrierën e tij.

Ky sezon është i fundit sipas kontratës aktuale të Lewandowskit me Barcelonën, dhe fjalët e tij ngrenë shumë pyetje mbi destinacionin e mundshëm: rinovim me katalunasit, një transferim të ri apo edhe një aventurë të re jashtë Spanjës.

Barcelona dhe tifozët e saj do të ndjekin me vëmendje vendimin e sulmuesit, i cili ka qenë një nga figurat kryesore të skuadrës në sezonet e fundit dhe një nga golashënuesit më të rëndësishëm të klubit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement