Policia kap një të dyshuar për therjen e mbrëmshme në Veri, në shtëpi i gjendet armatim, drogë e fishekë, në kërkim edhe 2 të tjerë - Gazeta Express
string(128) "policia-kap-nje-te-dyshuar-per-therjen-e-mbremshme-ne-veri-ne-shtepi-i-gjendet-armatim-droge-e-fisheke-ne-kerkim-edhe-2-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 11:40

Policia kap një të dyshuar për therjen e mbrëmshme në Veri, në shtëpi i gjendet armatim, drogë e fishekë, në kërkim edhe 2 të tjerë

Lajme

Gazeta Express

07/03/2026 11:40

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, arrestim ky që lidhet me rastin e datës 6 mars, kur në spitalin e Mitrovicës në Veri ishte pranuar një person të cilit i ishin shkaktuar plagë nga një mjet i mprehtë, shkruan Express.

Policia pasi kishte identifikuar lokacionin e të dyshuarit, kishte shkuar në të njëjtin vend duke hasur në personin e dyshuar. Sipas njoftimit, i njëjti kishte tentuar të largohet nga Policia, por që ishte kapur nga policët.

“Gjithashtu, pas veprimeve policore është arritur të identifikohet edhe vendndodhja e njërit nga personat e dyshuar. Policia ka shkuar në atë lokacion, ku ka hasur në personin e dyshuar dhe ka bërë arrestimin e tij. I dyshuari ka tentuar të largohet, por është arritur të arrestohet. Arrestimi i tij është bërë në adresën e banimit të familjarëve të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e familjarëve të tij në Mitrovicë të Veriut është gjetur armatim, drogë, fishekë, bluza me mbishkrime cirilikë dhe një shumë e dinarëve.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje. Personi i arrestuar, B.I. (2000), me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Derisa edhe dy persona të tjerë që dyshohen si të përfshirë në rast janë në arrati.

Njoftimi i plotë i Policisë:

 Policia në Mitrovicë Veri arreston një person për veprën penale “Vrasje në tentativë”, gjatë kontrollit gjenden armë dhe substanca narkotike

Mitrovicë Veri , 07.03.2026

Më datën 06.03.2026, rreth orës 21:20, Policia në veri ka pranuar informacion nga Spitali Rajonal Mitrovicë – Veri se një person është pranuar për trajtim mjekësor me plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Anri Dinan”. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale në lidhje me një qiradhënie. Më pas, sipas dyshimeve, tre persona kanë dalë nga një veturë me targa të huaja, fillimisht e kanë rrahur viktimën dhe më pas njëri nga të dyshuarit e ka therur me një mjet të mprehtë (dyshohet thikë) katër herë në këmbën e majtë dhe një herë në stomak, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia, në bazë të veprimeve të shpejta operative, ka arritur të identifikojë vendndodhjen e automjetit të përdorur nga të dyshuarit, i cili ishte i parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes dhe i njëjti më pas është sekuestruar nga policia.

Gjithashtu, pas veprimeve policore është arritur të identifikohet edhe vendndodhja e njërit nga personat e dyshuar. Policia ka shkuar në atë lokacion, ku ka hasur në personin e dyshuar dhe ka bërë arrestimin e tij. I dyshuari ka tentuar të largohet, por është arritur të arrestohet. Arrestimi i tij është bërë në adresën e banimit të familjarëve të tij në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe mjetin e mprehtë (thikën) që dyshohet se është përdorur në rast. Po ashtu, policia ka gjetur edhe armë dhe substanca narkotike si në vijim:

• një (1) armë e gjatë AK-47

• 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• një (1) karikator me 29 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• një (1) kuti me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm

• një (1) granatë dore M-75

• një (1) antiplumb

• dy (2) shok-bomba

• një (1) flakadan

• dy (2) thika

• një (1) peshore

• bimë narkotike

• një (1) mulli për bluarje

• qese najloni dhe qese folie

• një (1) cigare e dyshuar si marihuanë

• maica me mbishkrime në cirilik

• si dhe një shumë parash të shtetit të Serbisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor, ku në prani të avokatit mbrojtës ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje. Personi i arrestuar, B.I. (2000), me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë edhe dy persona të tjerë, të cilët për momentin nuk janë hasur dhe janë në arrati, mirëpo policia është duke punuar në arrestimin e tyre.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e veprave penale ndaj personit të arrestuar për: “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement