Denion Meidani me urim emocional për 7 Marsin: Jam rritur mes librave, tregimeve dhe këshillave të dy njerëzve... - Gazeta Express
string(108) "denion-meidani-me-urim-emocional-per-7-marsin-jam-rritur-mes-librave-tregimeve-dhe-keshillave-te-dy-njerezve"

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 11:24

Denion Meidani me urim emocional për 7 Marsin: Jam rritur mes librave, tregimeve dhe këshillave të dy njerëzve…

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 11:24

Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh emocionues me rastin e Ditës së Mësuesit, duke ndarë edhe një pjesë shumë personale nga jeta e tij.

Në urimin e tij, ai kujton se është rritur në një familje arsimdashëse mes librave, këshillave dhe historive që, sipas tij, i formësuan jo vetëm dijen, por edhe mënyrën se si e kupton botën.

Ai ka ndarë një fotografi me publikun ku shihet së bashku me babain e tij, ish presidentin e Shqipërisë Rexhep Meidani, ku shihet se si prindi po u tregon një libër, ndërsa në prapavij shihet një bibliotekë e pasur me libra.

Meidani shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për të gjithë mësuesit, duke theksuar se roli i tyre shkon përtej klasës dhe librave, pasi ata ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e brezave dhe në ndërtimin e shoqërisë.

“Faleminderit për gjithçka që na keni mësuar – në klasë dhe në shtëpi”, përfundon urimi i ambasadorit, një mesazh që vjen si një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që ia kanë kushtuar jetën arsimit.

Në vijim keni tekstin e plotë të urimit të ambasadorit Meidani:

“Gëzuar Ditën e Mësuesit!

Jam rritur mes librave, tregimeve dhe këshillave të dy njerëzve që jo vetëm më mësuan si të lexoj, por edhe si të kuptoj botën.

Të kesh prindër mësues do të thotë të kesh mësimin me vete çdo ditë të jetës.

Faleminderit për gjithçka që na keni mësuar – në klasë dhe në shtëpi” ka shkruar Meidani në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement