‘‘Njerëz me qëllime të rrezikshme’’, Hekuran Murati komenton deklaratën e Osmanit: Po besoj e ka pasë fjalën për deputetët që s’kanë nejt në sallë - Gazeta Express
string(139) "njerez-me-qellime-te-rrezikshme-hekuran-murati-komenton-deklaraten-e-osmanit-po-besoj-e-ka-pase-fjalen-per-deputetet-qe-skane-nejt-ne-salle"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 21:57

‘‘Njerëz me qëllime të rrezikshme’’, Hekuran Murati komenton deklaratën e Osmanit: Po besoj e ka pasë fjalën për deputetët që s’kanë nejt në sallë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 21:57

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7, është pyetur për deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmanit e cila ndër tjerash ka thënë se në situatën aktuale vendin e ‘’sollën njerëz  të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme’’.

Për këtë ka thënë se sipas tij, Osmani e ka pasur fjalën për deputetët që s’kanë qëndruar në sallë për procesin e presidentit.

‘’Po besoj e ka pas fjalën për deputetët që nuk kanë nejt në sallë, se ata e kanë sjellë rezultatin ku pamundësohet zgjedhja e presidentit. Po tash dueht ta pyesni atë në lidhje me cilësimet që ka dhanë dhe kë ka mëndu, por unë me aq sa dëgjova tha ‘’ata që pamundësuan zgjedhjen e presidentit dhe sollën punën këtu sollën punën këtu’’. Personat që janë përgjegjës që kanë pamundësu zgjedhjen e presidentit, janë deputetët që s’kanë qëndruar në sallë, për mendimin tim, leximi im është ky’’, ka thënë ai. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement