“Takimet ishin farsë – Kurti ka kërku emra nga ta – Presidenti duhet me i taku opozitës”, Replikat mes Kerqukit e Hekuran Muratit për presidentin - Gazeta Express
string(138) "takimet-ishin-farse-kurti-ka-kerku-emra-nga-ta-presidenti-duhet-me-i-taku-opozites-replikat-mes-kerqukit-e-hekuran-muratit-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 21:25

“Takimet ishin farsë – Kurti ka kërku emra nga ta – Presidenti duhet me i taku opozitës”, Replikat mes Kerqukit e Hekuran Muratit për presidentin

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 21:25

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7 është deklaruar rreth takimeve që lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka zhvilluar me liderët e PDK’së Bedri Hamza, dhe atë të LDK’së Lumir Abdixhiku.

Për këto takime, ka pasur replika mes moderatorit të emisionit, gazetarit Leonard Kerquki dhe Muratit.

Kerquki çështjen e takimeve, e cilësoi ‘’farsë’’, duke shtuar ‘’me pa dashtë ju (VV) me bo kompromis me zgjedhe president të ri, kishit mujt me i thanë opozitës ‘’a ka mundësi presidentin me zgjedh ju, jepna tre emra, prej tyre ne e zgjedhim njërin’’.

‘’Ti po thu tre, ata asnjë s’e kanë dhanë, ma gjej një emër që e kanë dhanë. Nuk ka qenë situata e tillë.’, ka thënë Murati.  

Advertisement
Advertisement
Advertisement