Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears u arrestua të mërkurën në mbrëmje në Ventura County, Kaliforni, pasi dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, shkruajnë mediat e huaja.
Ajo u ndalua rreth orës 21:30, u regjistrua në polici rreth orës 3:00 të mëngjesit të së enjtes dhe më pas u lirua. Automjeti i saj u mor nga autoritetet.
Përfaqësuesi i Spears tha se incidenti është “i pafat dhe i papranueshëm” dhe se këngëtarja do të marrë hapat e duhur për të respektuar ligjin, ndërsa familjarët po përgatitin një plan mbështetjeje për të. Britney Spears do të paraqitet në gjykatë më 4 maj.
Kjo nuk është hera e parë që Spears ka pasur probleme ligjore. Ajo u akuzua për një incident të thjeshtë “goditje dhe shkëputjeje” në vitin 2007, i cili më pas u mbyll pasi Spears pagoi dëmet.
Vitin pasues, ajo u shtrua në spital për një vlerësim psikologjik, dhe babai i saj, Jamie Spears, mori më pas kujdestarinë mbi pasuritë e saj. Kjo kujdestari u zgjat për 13 vite, duke nxitur fansat të nisin lëvizjen “Free Britney” për ta ndalur atë.
Kujdestaria u përfundua në 2021 dhe që atëherë Spears është parë kryesisht përmes postimeve në rrjetet sociale, shpesh në video ku ajo kërcen në Instagram.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...