Haxhiu njofton se i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë që të pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit - Gazeta Express
string(138) "albulena-haxhiuidrejtohetgjykates-kushtetuese-te-vendose-mase-te-perkohshme-per-pezullimin-e-afatit-kushtetues-per-zgjedhjen-e-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 23:27

Haxhiu njofton se i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë që të pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 23:27

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Për këtë, ajo tha se e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement