Gjykata Kushtetuese: Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi - Gazeta Express
string(62) "gjykata-kushtetuese-rritja-lineare-e-pensioneve-mbetet-ne-fuqi"

Maqedoni

Gazeta Express

05/03/2026 13:39

Gjykata Kushtetuese: Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi

Maqedoni

Gazeta Express

05/03/2026 13:39

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje e ndaloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore (2025).

“Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. U hoq dyshimi për kushtetutshmërinë e ligjit dhe Gjykata sot e ndali procedurën,” theksojnë nga Gjykata.

Në të njëjtën seancë, Gjykata vendosi gjithashtu:

të mos nisë procedurë për dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të komuniteteve me mbi 20% përfaqësim;
të nisë procedura për Ligjin për buxhetin gjyqësor, Ligjin për familjen, Ligjin për pronësinë industriale dhe vendimet për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë;
të mos nisë procedurë për Plani Detal Urbanistik të Lisiçe të Epërme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement