Bugaqku: Sot duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë - Gazeta Express
string(94) "bugaqku-sot-duhet-te-filloje-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-ekziston-rreziku-te-mos-ndodhe"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 7:13

Bugaqku: Sot duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 7:13

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku ka thënë se sipas Kushtetutës të Kosovës sot duhet të nis procesi i zgjedhjes së presidentit.

Por, ai ka thënë se vetëm më një kandidat nuk përmbushet kushti sipas kushtetutës, ku së paku duhet të jenë dy kandidat.

Ai ka vlerësuar se nëse partitë opozitare nuk paraqesin kandidat, mund ta propozoj një kandidat të dytë formal LVV.

“Në rast se deri në mbrëmje s’do të ketë asnjë kandidat nga paritë opozitare, unë pres që të paktë formalisht të respektohet dispozita kushtetuese që të ketë dy kandidatë, qoftë edhe formalisht të jetë kandidati i dytë , siç ka ndodhur çdo herë. Këtë nuk e përjashtojë as z.Nagavci dhe më pas të nis proces. Dhe nëse nuk ka kuorum seanca mund të ndërpritet dhe të vazhdojë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Ai thotë se në situatën aktuale nuk do të ketë kuorum për votim.

“Pres që s’ka më pas kouroum në bazë të gjendjes faktike. Por, formalisht mund të ketë fill të procesit dhe të rrjedhë afati. Dhe nesër, nëse ka dy kandidatë fillon procesi i zgjedhjes së presidentes”, ka thënë ai.

Bugaqku nuk e ka përjashtuar as skenarit që LVV të mos propozojë kandidat tjetër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement