33 nënshkrimet e Nagavcit dhe terreni i pashkelur i Haxhiut, Cakolli i drejtohet me ironi dy zyrtareve nga VV - Gazeta Express
string(108) "33-nenshkrimet-e-nagavcit-dhe-terreni-i-pashkelur-i-haxhiut-cakolli-i-drejtohet-me-ironi-dy-zyrtareve-nga-vv"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 21:18

33 nënshkrimet e Nagavcit dhe terreni i pashkelur i Haxhiut, Cakolli i drejtohet me ironi dy zyrtareve nga VV

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 21:18

Learta Hollaj nga presidenca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahur presidenten Vjosa Osmani.

Pas kësaj, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë Arlind Manxhuka që ka thënë se LVV ia jep Osmanit 33 nënshkrime për të garuar.

Por, më parë shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Arbërie Nagavci, tha se kanë vetëm një kandidat për President, për këtë nuk mund të thërrasin seancë për President.

E kështu Eugen Cakolli nga KDI, pyeti se nëse i kanë 33 nënshkrime pse nuk i japin një kandidati tjetër që të mundësojnë seancën.

“Nëse qenkan duke “nejtë” edhe 33 nënshkrime të gatshme diku – që po pretendohet se i paska refuzuar dikush – pse nuk po i jepen ndonjë kandidati tjetër, që të paktën të iniciohet procedura dhe të mos hyjmë në atë “terrenin e pashkelur” kushtetues? Mos është ky i fundit më shumë qëllimi sesa rreziku i krejt situatës së tanishme?”, ka shkruar Cakolli në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement