Bajrami VV-së: Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër - Gazeta Express
string(92) "bajrami-vv-se-jeni-ne-ramje-te-lire-sot-edhe-ata-qe-ju-kane-votu-me-28-dhjetor-i-keni-kunder"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:58

Bajrami VV-së: Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 18:58

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas konferencës së Albulena Haxhiut e cila në cilësinë e kryeparlamentares tha se nuk mund ta thërrasë seancën për president pa qenë në garë dy kandidatë.

Në reagimin e saj, Bajrami i thotë VV-së, “ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë”.

Reagimi i saj i plotë:

Mashtrues,

66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti,  edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë.

Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë.

Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a?  Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër.

Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement