Golgota e banorëve të Strugës vazhdon. Edhe pse sot turbullimi i ujit në qytet është brenda kufijve normal, ndalimi i përdorimit të ujit nga burimet në Shum mbetet në fuqi për 23 ditë. Sot turbullimi atje është katër herë më i lartë se sa lejohet. Qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për të mos paguar faturat e ujit për muajin shkurt.
“Sigurisht, kur diçka nuk është ende e përdorshme dhe nuk funksionon normalisht, dhe ti vendos të më kërkosh para dhe unë t’i paguaj. Pse? Për çfarë duhet të të paguaj? Jo, jo, unë jam që të më kompensosh tani”, tha një banor i Strugës.
“Nuk kemi ujë dhe kryetari i komunës nuk po bën asgjë. Ka një problem që kryetari do të duhet ta zgjidhë. Isha në Labunishtë për ujë. Kam luftuar shumë. Nuk do t’i paguajmë faturat. Nuk ka ujë, nuk ka fatura. Nuk po i paguaj unë”, shprehet i revoltuar një banor i Strugës.
“Sigurisht që nuk do të paguajmë, por edhe Qeveria e Maqedonisë duhet të bëjë diçka. Të marrë vendim, nëse nuk merret vendim askush nga qytetarët të mos paguajë”, theksoi një qytetar.
“Te mos paguajnë, një vit të tërë. Ku ka kështu mos kesh ujë për të pirë. Është e dëmshme për larje dhe për çdo gjë. Në vend që të paguajnë faturat, ata duhet të paguajnë dëmshpërblim për të gjithë përdoruesit e ujit. Kush është përgjegjës, komuna, kush i merr paratë ujësjellësi dhe komuna”, tha një tjetër qytetar.
“Edhe nëse duam, nuk do të ndodhë, sepse të tjerët vendosin për atë punë. Gabimi është se autoritetet nuk i penguan në kohë ata të gërmonin në një vend ku nuk lejohet”, u shpreh një qytetar.
Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Jovanço Meçkaroski, thotë se dy burimet e tjera në Belicë të Epërme dhe Zagraçan nuk janë të mjaftueshme për një furnizim normal me ujë dhe për këtë arsye do të vazhdojnë të furnizojnë me ujë me cisterna.
tag_katrorimaqedoni_2