Kuvendi votoi dy zëvendësministrat e ri, Sulejmanin dhe Shabanin - Gazeta Express
string(63) "kuvendi-votoi-dy-zevendesministrat-e-ri-sulejmanin-dhe-shabanin"

Maqedoni

Gazeta Express

04/03/2026 15:24

Kuvendi votoi dy zëvendësministrat e ri, Sulejmanin dhe Shabanin

Maqedoni

Gazeta Express

04/03/2026 15:24

Kuvendi i Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur sot dy zëvendësministra të rinj, duke plotësuar vendet vakante në Ministrinë e Arsimit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Për zëvendësministër të Arsimit është emëruar Driton Sulejmani, i cili vjen në këtë detyrë pas dorëheqjes së Lulzim Aliut nga posti. Emërimi i tij synon vazhdimësinë e punës në sektorin e arsimit, në një periudhë kur ky dikaster përballet me sfida reformuese dhe organizative, raporton Zyrtare.net

Ndërkohë, Admir Shabani është zgjedhur zëvendësministër i Mbrojtjes, duke plotësuar kështu një pozitë që kishte mbetur e zbrazët prej disa muajsh, pas largimit të Arben Taravarit nga Qeveria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement