Rritje e PBB-së prej 3,8 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar - Gazeta Express
string(74) "rritje-e-pbb-se-prej-38-per-qind-ne-tremujorin-e-fundit-te-vitit-te-kaluar"

Maqedoni

Gazeta Express

04/03/2026 13:19

Rritje e PBB-së prej 3,8 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Maqedoni

Gazeta Express

04/03/2026 13:19

Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudh të vitit 2024, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Në tremujorin e katërt të vitit 2025, rritje më e madhe është shënuar në sektorët G – Ndërtimtari me 14,6 për qind dhe K dhe L – Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 8,1 për qind.

Konsumi final në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht është rritur për 6,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e PBB-së është 77,9 për qind.

Investimet bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht janë rritur për 5.0 për qind, si rezultat i rritjes së investimeve bruto në mjete themelore.

Sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht dhe kalendarikisht, norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, është 3,4 për qind.

Advertisement
Advertisement
Advertisement