Toshkovski – Hani: Forcimi i mekanizmave kundër korrupsionit dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal - Gazeta Express
string(94) "toshkovski-hani-forcimi-i-mekanizmave-kunder-korrupsionit-dhe-avancimi-i-bashkepunimit-rajonal"

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 10:25

Toshkovski – Hani: Forcimi i mekanizmave kundër korrupsionit dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 10:25

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot realizoi një takim pune me drejtorin e Sekretariatit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI), Albert Hani, në të cilin u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të përforcimit të kapaciteteve institucionale për parandalimin e korrupsionit.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, në fokus të bisedimeve kanë qenë trajnimet për përgatitjen e një Vlerësimi kombëtar të rrezikut nga Korrupsioni dhe rishikimi i legjislacionit anti-korrupsion në fushën e punëve të brendshme, duke theksuar rolin aktiv të Maqedonisë si nënshkruese e Marrëveshjes ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave për verifikimin e deklaratave për gjendjen pronësore. Në takim u theksua se vendi ynë përfaqëson një shembull kryesor dhe një pikë referimi për vendet që ende nuk janë bashkuar me këtë mekanizëm.

Ministri Toshkovski e potencoi rëndësinë e një qasjeje sistemike në zbulimin dhe uljen e rreziqeve të korrupsionit në sektorin e sigurisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave.

“Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet tona kryesore. Duke forcuar integritetin e institucioneve, duke përmirësuar kornizën legjislative dhe përdorimin e mekanizmave modernë për vlerësimin e rreziqeve, po krijojmë një sistem në të cilin korrupsioni bëhet gjithnjë e më i vështirë, i kushtueshëm dhe i paleverdishëm. Mbështetja dhe ekspertiza e RAI-t në këtë proces kanë një rol të rëndësishëm, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme mbetet fuqimisht e përkushtuar për të zhvilluar politika efikase dhe të qëndrueshme kundër korrupsionit”, theksoi ministri Toshkovski.

Në takim, siç theksohet në komunikatën e MPB-së,janë shqyrtuar edhe mundësi konkrete për bashkëpunim të ardhshëm përmes aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve dhe projekteve që synojnë forcimin e mekanizmave parandalues ​​dhe represiv në përballjen me korrupsionin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement