Abdixhiku: Nëse LVV dhe PDK hyjnë në garë me kandidatë për President, sipas të gjitha gjasave shkojmë në zgjedhje - Gazeta Express
string(111) "abdixhiku-nese-lvv-dhe-pdk-hyjne-ne-gare-me-kandidate-per-president-sipas-te-gjitha-gjasave-shkojme-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 15:41

Abdixhiku: Nëse LVV dhe PDK hyjnë në garë me kandidatë për President, sipas të gjitha gjasave shkojmë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 15:41

Gara partiake për president, e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka vetëm një rezultat sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut: shkuarjen në zgjedhje.

Pas takimit me Kurtin në Kuvend ku u diskutua edhe një herë tjetër për çështjen e Presidentit, Abdixhiku tha se “për garë, LDK-ja nuk beson se ka zgjidhje”.

“Është procedurë e parapërcaktuar për të dështuar. Në qoftë se vendos Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, sepse s’di se si do t’i bëjmë 80 vota”, tha ai.

Ai tha “le ta provojnë garën”, duke iu referuar paralajmërimit të Kurtit dhe kërkesës së PDK-së që presidenti të vijë nga kjo parti.

“Por LDK i sugjeron që të provohet konsensusi para garës”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement