Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.
Pas pritjes, siç informon Kabineti i presidentes do të vijojë takim kokë më kokë dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rute do të takohet edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ku më pas do t’u drejtohet deputetëve në Dhomën legjislative.
Sipas njoftimit zyrtar mbi vizitën e Sekretarit të përgjithshëm në Shkup, është paralajmëruar se ai do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden”
tag_katrorimaqedoni_2