Haxhiu s'pranon të përgjigjet se pse s'e propozojnë Osmanin për presidente: Në mbledhje të LVV-së pati diskutime, por jo emra - Gazeta Express
string(121) "haxhiu-spranon-te-pergjigjet-se-pse-se-propozojne-osmanin-per-presidente-ne-mbledhje-te-lvv-se-pati-diskutime-por-jo-emra"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 12:53

Haxhiu s’pranon të përgjigjet se pse s’e propozojnë Osmanin për presidente: Në mbledhje të LVV-së pati diskutime, por jo emra

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 12:53

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk iu përgjigj pyetjes se pse nuk po e propozojnë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Gazetarit që e shtroi pyetjen, Haxhiu i sugjeroi në një konferencë për media pas Kryesisë së Kuvendit që atë t’ia bëjë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Një kat më poshtë është grupi parlamentar i Vetëvendosjes. Të inkurajoj që ta merrni qëndrimin nga Vetëvendosja. Sot flas pas mbledhjes së Kryesisë si kryetare e Kuvendit”, tha ajo.

E pyetur nëse janë përmendur emra konkretë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ajo tha se “ka pasur diskutime” për çështjen e Presidentit, por shtoi se “nuk janë përmendur emra të përveçëm, përveçse ata që i ka përmendur publikisht kryeministri Kurti”.

Duke folur për çështjen e Presidentit, Haxhiu tha se “procesi i zgjedhjes së tij apo saj duhet të reflektojë përgjegjësi, maturi, dhe mbi të gjitha frymë bashkëpunimi”.

“Nuk është koha as për përplasje, as për kërkesa të parealizueshme që e largojnë procesin nga thelbi i tij”, tha ajo.

Haxhiu tha se “duhen diskutime të sinqerta, me kërkesa të arritshme dhe jo barrikada të patejkalueshme”.

Ajo tha se i mirëpret takimet dhe diskutimet mes partive politike rreth kësaj çështjeje.

“Mbështes po ashtu çdo përpjekje serioze për dialog konstruktiv mes palëve politike me qëllim gjetjen e një kandidature që bashkon”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement