Qarkorja afër Kriva Pallankës, e cila u rikonstruktua në mënyrë solemne është lëshuar sot në prani të përfaqësuesve të qeverisë. Bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi 4,5 metra dhe gjerësi 7,5 metra, me sinjalistikë horizontale dhe vertikale të vendosur. Rikonstruktimi përfshin edhe të dy urat.
Për zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bëhet fjalë për një infrastrukturë rrugore të rëndësishme që është pjesë e Korridorit 8 dhe e cila nuk paraqet vetëm një qarkore në Kriva Pallankë, por edhe një lidhje me Bullgarinë fqinje.
Nikolloski paralajmëroi edhe rin kstruimin e vendkalimit kufitar Deve Bair drejt Bullgarisë me pritjen që faza e parë, e cila përfshin rindërtimin e objektit ekzistues, të përfundojë deri në qershor. Në fazën e dytë është planifikuar zgjerimi i këtij vendkalim kufitar.
Me rrugën e shpejtë për në Stracin, qarkorja dhe rikonstruimi i vendkalimit kufitar, siç theksoi Nikolloski, si shtet po e përfundojmë krahun lindor të Korridorit 8.
“Projektet e mëdha nuk mund të realizohen pa kreun e Qeverisë dhe për këtë jam veçanërisht mirënjohës. Kryeministri çdo ditë është i përkushtuar ndaj këtyre projekteve, po punohet intensivisht edhe në lidhjen hekurudhore”, tha Nikolloski.
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në periudhën e ardhshme në këtë pjesë të shtetit do të investohen disa qindra milionë euro, duke përmendur lidhjen hekurudhore me Bullgarinë, fazën e dytë të rikonstruimit të vendkalimit kuftar dhe infrastrukturën rrugore…
“Investime të tilla do t’i inkurajojnë njerëzit të kthehen në shtëpi. Vazhdojmë të përqendrohemi në investimet kapitale. Pres që shumë shpejt nga sot, gjithçka për të cilën flasim gjatë dy viteve të fundit, të realizohet”, tha Mickoski.
Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, qarkorja është ndërtuar sipas të gjitha standardeve.
tag_katrorimaqedoni_2