Gruaja e Ukë Rugovës kërkon një mandat të dytë për Vjosa Osmanin: Ta mbajmë - Gazeta Express
string(74) "gruaja-e-uke-rugoves-kerkon-nje-mandat-te-dyte-per-vjosa-osmanin-ta-mbajme"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 15:18

Gruaja e Ukë Rugovës kërkon një mandat të dytë për Vjosa Osmanin: Ta mbajmë

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 15:18

Blerta Rugova, gruaja e Ukë Rugovës, djalit të ish-presidentit simbol të vendit, Ibrahim Rugova, ka dalë në mbështetje të presidentes Vjosa Osmani.

Duke publikuar një fotografi në Facebook, Blerta Rugova shkroi se “tani është momenti që politika të tejkalojë interesat e ngushta”.

“Karton i gjelbër për vazhdimësinë. ✅ Karton i gjelbër për partneritet të palëkundur me SHBA. Karton i gjelbër për integrim euroatlantik. Tani është momenti që politika të tejkalojë interesat e ngushta. Institucionet duhet të veprojnë me pjekuri, me koordinim dhe me vizion të përbashkët”, shkroi ajo.

“Kosova nuk ka luks për përçarje. As për heshtje strategjike. Rruga jonë është e qartë. Tani duhet të vazhdojmë ta mbajmë ✌️“, shtoi ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement